"Investo në Kamenicë" ka për qëllim identifikimin dhe promovimin e mundësive për investime në Komunën e Kamenicës. Tërheqja e kompanive të huaja dhe sidomos nga diaspora për të investuar në Kamenicë është një nga synimet për t’u arritur përmes këtij bashkëpunimi, siç është edhe krijimi i mundësive për të lidhur prodhuesit vendorë me partnerë në tregjet e jashtme. Në këtë drejtim, Komuna e Kamenicës, në bashkëpunim me Organizatën Germin, përmes aktiviteteve nga ky projekt, synon të gjenerojë të hyra dhe punësim në Kamenicë, përmes identifikimit dhe promovimit të sektorëve me potencial zhvillimor, promovimit të produkteve vendore si dhe krijimit të mundësive për partneritet mes kompanive vendore dhe atyre nga diaspora. Gjithashtu, në kuadër të platformës “Invest in Kamenica” do të promovohet forma e partneritetit publiko-privat (PPPs) në realizimin e projekteve kapitale, duke zgjeruar spektrin e bashkëpunimit e sektorit publik dhe atij privat. “Invest in Kamenica” është adresa kryesore për palët e interesuar mbi mundësitë zhvillimore ekonomike që ofron Komuna e Kamenicës [lexo më shumë].