Invest in Kamenica -
  • Ballina
  • Rreth Projektit
  • Aktivitetet
  • Shkrimet / Blog
  • Kontakti
  • sqAlbanian
Invest in Kamenica -
+383 38 200 476 03
[email protected]
Ballina
Rreth Projektit
Aktivitetet
Shkrimet / Blog
Kontakti
Albanian
  • Ballina
  • Rreth Projektit
  • Aktivitetet
  • Shkrimet / Blog
  • Kontakti
  • sqAlbanian

700 për 700 – Kampanjë për ngritjen e fondeve për familjet në nevojë në Kamenicë

Home » » 700 për 700 – Kampanjë për ngritjen e fondeve për familjet në nevojë në Kamenicë

700 për 700

Ndihmo 700 familjet në nevojë në Komunën e Kamenicës gjatë periudhës së pandemisë COVID-19!

Mbi 700 familje në Kamenicë kanë nevojë urgjente për furnizime me ushqime për shkak të gjendjes së rëndë të krijuar në këtë periudhë të pandemisë globale COVID-19. Për këtë, platforma “Invest in Kamenica”, së bashku me Fondacionin Global Shqiptar, dhe mbështetjen e organizatës GERMIN dhe Komunës së Kamenicës, organizojnë kampanjën për ngritje të fondeve për t’i siguruar pakot ushqimore esenciale per muajin e ardhshëm, për këto familje në nevojë. Lista e familjeve do të ndahet vetëm me donatorët për arsyje të mbrojtjes së të dhënave dhe respektimit të privatësisë së tyre.

Për të siguruar, mbledhur dhe dorëzuar këto pako ushqimore në dyert e familjeve në nevojë, na nevojitet ndihma juaj! Ju mund të dhuroni donacione të cfarë do vlere direkt në Facebook si dhe përmes platformës PayPal. Pas grumbullimit të mjeteve, porositë e pakove koordinohen me Gjirafa Mall dhe dorëzohen në shtëpitë e secilës familje.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve brenda vendit dhe atyre nga diaspora që të kontribuojnë në sigurimin e këtyre pakove ushqimore.Një pako esenciale ushqimore për një familje ka kosto prej 50.00€. Ju mund të zgjidhni të dhuroni për një ose më shumë familje, sipas mundësive tuaja. Pas secilit dorëzim të një pakoje ushqimore te një familje, ju do të njoftoheni zyrtarisht për dorzimin dhe pranimin e pakos përmes emailit konfirmues, kështu duke e përcjelluar saktësisht impaktin që dhurimi juaj do të ketë.
 

Dhuro për 1 familje – 1 x 50.00€ =   50.00€

Dhuro për 2 familje – 2 x 50.00€ = 100.00€

Dhuro për 3 familje – 3 x 50.00€ = 150.00€

Për t’iu bashkuar fushatës dhe për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Kamenicë, dhuroni përmes fushatës online në Facebook: https://www.facebook.com/donate/694627924676321/

***
Për më shumë informata, kontaktoni në:
Email: [email protected] | ,
Tel.: +383 44 771 426

Previous Project
Përfundon suksesshëm fushata #700për700, ndihmohen 420 familje në Kamenicë
Next Project
URDHËRESË – për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës se shëndetit publik

Related project

Përfundon suksesshëm fushata #700për700, ndihmohen 420 familje në Kamenicë

News
Përfundon suksesshëm fushata #700për700, ndihmohen 420 familje në Kamenicë

URDHËRESË – për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës se shëndetit publik

News
URDHËRESË – për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës se shëndetit publik

Rezultatet preliminare nga studimi mbi bizneset në Kamenicë

News
Rezultatet preliminare nga studimi mbi bizneset në Kamenicë

Rruga: Skenderbeu, Kamenicë

+383 38 200 476 03 | [email protected]

Invest in Kamenica @2019 by Germin